Zyra Arsimore Mirditë , në zbatim të Udhëzimit Nr.38, datë 06.10.2015 “ Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit ansimor parauniversitar”, njofton të gjithë kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit, se për fazën e parë të konkurrimit duhet të dorëzoni dosjen e aplikimit, e cila të përmbajë:
a) Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën 1, bashkelidhur udhëzimit Nr.38.
b) Raport mjeko-ligjor (i tre muajve të fundit dhe i detyrueshëm).
c) Deklaratë për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5, bashkëlidhur ketii udhëzimit Nr.38.
d) Vërtetim të qendrës së banimit (i detyrueshëm).
e) Fotokopje të librezës së punës.
f) Fotokopje të diplomës dhe vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (cikli I+II dhe DIND), të noterizuar (i detyrueshëm).
g) Fotokopje të licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.
h) Fotokopje e certifikatave të trajnimeve (paraqiten kopje të certifikatave të akredituara nga MAS-i dhe ato jashtë vendit).
i) Fotokopje e dëshmive të shkallëve të kualifikimit.
j) Fotokopje të noterizuar të deshmive të kualifikimeve shkencore, (gradë ose titull akademik/ shkencor).
k) Fotokopje të dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja, të noterizuar.
l) Botime,kumtesa dhe publikime në fushën e edukimit. Kopje të faqes së parë, ku identifikohet titulli dhe njësia publikuese.
m) Deklaratë nga kandidati për autorizimin e njësisë arsimore vendore, që të shqyrtojë vertetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojces 2).
Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme si më sipër, s'kualifikohet nga te gjitha fazat e konkurrimit.
Detyrim për plotësimin e dokumentacionit të mësipërm, kanë dhe ata kandidatë që i janë nënështruar testimit “Mësues për Shqipërinë” në vitin 2014, që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin.
Të gjithë kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit, mund të aplikojnë për këtë fazë të parë të konkurrimit, përmes shërbimit postar në adresën: ZYRA ARSIMORE MIRDITË
Afati për aplikim do të jetë prej datës 16.11.2015 - 30.11.2015.
Duke ju uruar suksese,
GËZIM KAÇORRI
DREJTOR

