Të nderuar mësues dhe nxënës!
Të dashur prindër!
Erdhi momenti i dashur i përshëndetjes tradicionale të fundvitit, dhe ndihemi më afër njëri –tjetrit. Kjo është një ndjesi që jep force mes nesh!
Në këtë prag të Vitit të Ri 2016, ju shpreh çdo njërit prej jush kudo që ndodhet, si dhe të gjithëve së bashku, urimet më të ngrohta, më të përzemërta!
Nesër nisim së bashku Vitin e Ri 2016 .
Të dashur kolegë , mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore!
Reforma e re kurrikulare që ka nisur ne klasat e 1 dhe 6, mesimi me tabletat ne klasat e 10-te te Gjimnazit Rreshen , vizioni për shkollën Qëndra Komunitare që ka marrë jetë, platforma shkencore e edukimit sportiv, kodi etik e karta e Performances risi ne sitemin tonë arsimor, janë instrumentet e duhura që na cojne drejt asaj qe pret çdo prind e çdo qytetar nga ne – Arsimi Cilësor.
Puna e matur me rezultate dhe merite për atë që djersinë.
Ne besojmë te vlerat e mësuesve që së bashku bëme Maturën Shtetërore me standarte sikur më parë.
Ne besojmë te ambicjet tuaja profesionale të dashur kolegë, te etika e shumëve prej jush. Nuk do të heqim dorë nga nxjerrja jashtë sistemit e kujdo që do të shkelë etikën në profesion.
Të nderuar Prindër !
Ju jeni zëri brenda shkollës që bashkë me mësuesit do të vlerësoni punën konkrete.
Ne do të jemi me ju përditë me një komunikim të ri me çdo prind, në fshat e qytet.
Bashkë le të nisim nesër një vit të paqtë e plot besim për suksesin e fëmijëve tuaj.
Të dashur nxënës!
Nesër nis për ju një vit i ri ju urojmё shendet e suksese nё mёsime.
Në kёtё fundvit falenderojmё edhe komunitetin e gjerё mirditor qё nёpёrmjet prezencёs dhe kontributit tё vazhdueshёm i jep vlerё gjithё sistemit Arsimor.
Për tё gjithё Ju :
Gëzuar Vitin e Ri 2016, një vit të mbarë për çdo njërin prej jush, miqtë dhe të dashurit tuaj, kudo në botë.
Shëndet, gëzime dhe mirësi për të gjithë Ju. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja .
Miqёsisht nga Zyra Arsimore Mirditё
Drejtori
Gёzim KAÇORRI

