Sot me date 18 Mars 2017 u zhvillua nje takim informues i Ministrises se Arsimit dhe Sportit Znj. LINDITA NIKOLLA me maturantet e shkollave te mesme te rrethit Mirdite.

Ne takim moren pjese maturantet e Shkollave : Gjimnazi Rreshen , SHMI Rubik , SHMB Klos , SHMB Reps , SHMB Perlat dhe Shkolla Jopublike "Shen Jozefi".

Takim u hap nga Drejtori i Zyres Arsimore Mirdite Z. Gezim Kacorri i cili falenderoi Ministrine e Arsimit dhe Sportit si Institucion e ne vecanti Ministren  per perkushtimin e saj per te qene prane maturanteve si nje konsulente frytdhenese ne keshillimin e karrieres pergjate procesit te Matures Shteterore .

                                                       

Interesit te maturanteve iu pergjigj edhe risia teknologjike e MAS me shpalosjen e PORTALIT TE MATURANTIT:

 

http://ualbania.arsimi.gov.al/Home/IndexHome

 

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit ne fjalen e saj theksoi rendesine e procesit te Matures Shteterore bazuar ne Merite-Preference.

                                    

 

Ajo gjithashtu iu pergjigj edhe pyetjeve te maturanteve duke sqaruar me argumenta reformen e matures shteterore.

 

Ne fund Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Znj. LINDITA NIKOLLA iu drejtua maturanteve me thirrjen qe ne procesin e Matures Shteterore te jene larg politikes e te shikojne me kujdes te gjitha kriteret e vendosura nga Universitetet si dhe ti bejne mire llogarite bazuar edhe ne Portalin e Maturantit .