(Majlinda Cara - Fjala përshëndetëse)

Sot mbare populli yne perkulet me nderim para nje figure te kthyer ne simbol, figures se mesuesit.Kjo eshte dita juaj, dita e mirenjohjes ndaj jush, te cilen e meritoni.Ndjehemi krenare per ate qe kemi bere dhe per ate qe do te bejme ne vitet pasardhes ne frontin e shkollimit dhe te edukimit.Brezi i ri ka nevoje per lirine e merituar qe quhet dije, ka nevoje per bashkekohesi.Ju jeni prijesit e tyre ne kete dimension.

Kjo dite te dashur mesues, na mblodhi sot ne kete salle dhe, me veshtrimin drejt njeri-tjetrit, gazmohemi e urojme.

Ndjehem e privilegjuar qe ne emer te Zyres Arsimore te rrethit Kurbin, te percjell per secilin nga ju, urimin:

 

-Gezuar , pra 7 Marsin, qofshi te lumtur me gjithe familjet tuaja! Ne mendjen e gjithesecilit me siguri sot jane rihapur portat e kujtimeve dhe sot, sillni ndermend emra nxenesish qe ikin drejt rrugeve te jetes, duke mbetur pjese e perjetimeve tuaja..... 

(Foto)