(Fatura per arketim)

Udhëzime për tërheqjen e fotokopjeve të testeve, MSH 2014

 Në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2014, neni 28, pika 8 specifikohet:

Maturanti/Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit te tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KShMSh-së. Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.

Bazuar në nenin e mësipërm, udhëzojmë:

1- Kërkesa e Maturantit/Kandidatit për fotokopje te testeve Gjuhë shqipe e letërsi, Matematikë  dorëzohet pranë shkollës ku ai ka     aplikuar A1 ose A1Z, në periudhën  20 deri 25 qershor 2014.

2- Kërkesa e Maturantit/Kandidatit për fotokopje te testeve të lëndëve me zgjedhje, dorëzohet pranë shkollës ku ai ka aplikuar me A1 ose A1Z, në periudhën  01 deri 05 korrik 2014.

3-  Drejtoritë e shkollave, listën e kërkesave bashkë me faturat e pagesës, i dërgojnë në KShMSh-të përkatëse, brenda datës 08 korrik 2014.

 

4-  KShMSh-të pasi kanë marrë nga shkollat kërkesat për fotokopje i dërgojnë ato, me email dhe me shkresë zyrtare në AKP, brenda datës 10 korrik 2014.

5-  AKP dërgon në KShMSh të çdo DAR/ZA-je, fotokopjet e testeve brenda datës 30 korrik 2014.