Print
Shpallet renditja e rezultateve për punonjësit arsimorë të institucioneve arsimore të ZVAP Lezhë, aplikantë për lëvizje paralele të detyrueshme/ dëshirë sipas profileve përkatëse për vitin shkollor 2020-2021.
Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrin e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë me Nr. 31 datë 28.01.2020 “Për Miratimin e Rregullores për Funksionimin e Institucioneve Arsimore”, Udhëzimin Nr. 13, datë 22.05.2019, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, i ndryshuar me Udhëzimin Nr.20 datë 08.07.2020 “ Për disa shtesa e ndryshime në Udhezimin Nr.13, datë 22.05.2019 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “ Për proçedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe administrimin e portalit “ Mësues për Shqipërinë” Udhëzimin Nr.30 datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar.  Komisioni i Vlerësimit në ZVAP Lezhë dokumenton dhe shpall renditjen e rezultateve për punonjësit arsimorë aplikantë për lëvizje paralele të detyrueshme /dëshirë për vitin 2020 -2021 sipas tabelës bashkëlidhur, mbështetur në shtojcën 2.1 të Udhëzimit Nr. 20 datë 08.07.2020, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhezimin Nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” i ndryshuar.
Secili aplikant të interesohet pranë ZVAP Lezhë për verifikimin e përputhjes së gjeneraliteteve të tij me barkodin përkatës brenda datës 05.08.2020 .
Faleminderit për mirëkuptimin!
 
Njoftim per levizje paralele