REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR LEZHË
ZYRA VENDORE ARSIMORE LEZHË
NJOFTIM
Mbi listën e dokumentave (dosjen e aplikantit) që do të dorëzohen pranë Sektorit të Shërbimeve për aplikim për zhvillimin e Praktikës Profesionale në mësuesi për vitin 2020-2021.
Bazuar në urdhrin e Ministrit të MAS-it me nr.336, datë 14.07.2011” Për miratimin e rregullores për”Organizimin dhe zhvillimin e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, kreu IV” Organizimi i Praktikëës Profesionale”, neni 15” aplikimi për zhvillimin e Praktikës Profesionale”, dosja e aplikantit përmban si më poshtë:
1.Kërkesë për aplikim për aplikim për praktikën Profesionale ( Shtojca nr.5 e rregullores).
2.CV e praktikantit;
- Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare në fushën e edukimit;
5.Fotokopje e noterizuar e listës së notave të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë;
- Raporti mjeko- ligjor;
- Vertetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
- Vertetim banimi
Afati i fundit i pranimit të dosjeve është data 21.09.2020
Sektori i Shërbimeve