NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PSIKO-SOCIAL
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniveristar gjatë muajit Shtator 2020 ka analizuar numrin e nxënësve në çdo shkollë, për të përcaktuar nevojat për punonjës të shërbimit psiko-social.
Në bazë të urdhërit nr. 344 datë 19.08.2013, “Për ngritjen e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social”, i ndryshuar, janë evidentuar 291 vende shtesë në këtë shërbim, numër i cili pothuajse dyfishon numrin e punonjëve të këtij shërbimi.
Së shpejti do të publikojmë edhe njoftimin për rekrutim sipas Institucioneve Arsimore të arsimit parauniversitar.
Të gjithë të interesuarit do të njoftohen në vijim në lidhje me fushat e njohurive për të cilat do të testohen, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.