NJOFTIM MBI REKRUTIMIN E PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PSIKO-SOCIAL
👉 Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për punësim në strukturat e shërbimit psiko-social , se: Bazuar në Udhëzimin Nr 313 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit psiko-social, në institucionet e arsimit parauniversitar dhe procedurat e emërimit, pezullimit dhe largimit në shërbimin psiko-social” kandidatët të cilët nuk disponojnë një licensë të Urdhrit të Psikologut/Punonjësit social, sipas përcaktimeve të ligjit Nr.10171, dt. 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, por që plotësojnë kriteret dhe kanë formimin përkatës sipas pikës 3; kreu III, të udhëzimit nr. 313 dhe që janë anëtarë të urdhrit përkatës, ftohen të bëhen pjesë e këtij konkursi duke depozituar kërkesat e tyre pranë Drejtorive Rajonale që kanë zyrat arsimorë në mbulim ku ata do të aplikojnë.
👉 Ftojmë të gjithë kandidatët që ende nuk kanë depozituar kërkesat e tyre në drejtoritë rajonale përkatëse, të vijojnë aplikimet.
SUKSESE!