NJOFTIM PËR REGJISTRIM NË KLASË TË PARË PËR VITIN SHKOLLOR 2021 - 2022
Nga data 15.06.2021 deri më 30.06.2021 fillon rregjistrimi elektronik, në portalin e-Albania, për nxënësit që do të rregjistrohen në klasën e parë. Nxënësi lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të tij.
Lista e shkollave të Lezhës që do të aplikojnë shërbimin e regjistrimit elektronik janë:
- Shkolla 9 – vjeçare “At Zef Pllumi”, Shëngjin;
- Shkolla 9 – vjeçare “Gjergj Kastrioti”;
- Shkolla 9 – vjeçare “Gjergj Fishta”;
- Shkolla 9 – vjeçare “Kosova”;
- Shkolla 9 – vjeçare “Nënë Tereza”;
- Shkolla 9 – vjeçare “Besëlidhja”.
Për shkollat e tjera proçeduara e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë do të vazhdojë të jetë e njëjta si në vitet e mëparshme.
Hapat e proçedures për regjistrim online janë:
- Identifikohuni si qytetar në portalin e – Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni formularin e aplikimit sipas kërkesave dhe klikoni “Dërgo”.
Aplikanti njoftohet elektronikisht nga sistemi në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit. Në rast pranimi të aplikimit, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës, fizikisht, kartelën e vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.
Vetëm në momentin e dorëzimit të kartelës së vaksinimit, regjistrimi I fëmijës quhet I përfunduar.
Suksese!