NJOFTIM

 

Në zbatim të ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009 “ Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, Zyra Arsimore Mirdite njofton të gjithë mësuesit e interesuar, se provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit për sesionin e dytë të vitit 2014, do të zhvillohen pranë Agjencisë Kombtare të Provimeve, ne javën e tretë të nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2014.

ZA Mirdite kryen rregjistrimin e kandidatëve pjesëmarrës të cilët:

1.       kanë rezultuar jo të suksesshëm në sesionet e kaluara;

2.       nuk  janë paraqitur në sesionet e mëparshme;

3.       janë në mardhënie pune dhe kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në edukim.

Afati i fundit për rregjistrimin e kandidatëve është data 12.11.2014, ora 14:00.

Programet orientuese të provimit dhe fondi i pyetjeve sipas profileve, janë në dispozicion të kandidatëve që do të rregjistrohen , në faqen zyrtare të AKP-së, në adresën www.akp.gov.al

 

Ju mirëpresim.