Ne kuadrin e Nismes se Ministrise se Arsimit dhe Sportit:

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/nisma-te-festojme-se-bashku
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/parauniversitar/kalendari_i_aktiviteteve.pdf
Aktivitete me tematike” Nje dhurate per ty” në prag të atmosferës festive të fundvitit, Qeveritë e Nxënësve në institucionet arsimore nen juridiksionin e ZA Mirdite u bene nismëtare të sensibilizimit të nxënësve nëpërmjet organizimit, mbështetjes dhe përgatitjes së dhuratave për realizimin e nismës “Të festojmë së bashku”. Kjo beri te mundur lidhjen midis shkollave brenda Zyres Arsimore , për të festuar sëbashku përmes programeve artistike, shkëmbimit të dhuratave e kartolinave për të krijuar mundësinë e njohjes dhe shoqërizimit të nxënësve me njëri -tjetrin, duke i ndihmuar e qëndruar pranë edhe fëmijëve që janë në nevojë. Partnerë kryesorë të realizimit të kësaj nisme të iniciuar nga vetë fëmijët janë bërë dhe mësuesit, Nxenesit treguan se qendrojne prane njeri-tjetrit per te kaluar momente te gezuara ,e per te lene menjane problematikat e tjera. Fotot tregojne pjese nga aktivititeti i zhvilluar mes shkolles 9 vjecare “Pashko Vasa “dhe 9 vjecare Nderfushaz. Keto dite do te zhvillohen sipas nje kalendari dhe aktivitete te tjera ndermjet shkollave .







