
Udhëzimi i MAS Nr. 1 datë 12.01.2015:
Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2015.
Sipas këtij udhëzimi, lëndët e provimeve të detyruara për gjithë maturantët do të jenë: Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Matematika dhe Gjuha e Huaj. Në listën e gjuhës së huaj që do të jepet si provim i detyruar, përfshihen gjuhët: anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Lënda e gjuhës së huaj që do të jepet provim, do të pasqyrohet në Formularin A1/A1Z. Lidhur me lëndët me zgjedhje, maturanti do të ketë të drejtë të zgjedhë 2 lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo.
Për më tepër shiko linkun:
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/matura/2015/Udhezim_nr.1_dt12.01.2015.pdf
ZYRA ARSIMORE MIRDITË

