Print

 

Nje falenderim edukatoreve qe pergatiten me se miri nje ore mesimi te hapur ne Kopshtin e femijeve ne Rreshen.
Nje shfaqje e pergatitur mire e cila mund te sherbeje si model ne te gjitha kopshtet e tjera per nga menyra sesi ishte perceptuar dhe realizuar jo vetem kjo ore mesimi por shume veprimtari te zgjedhura dhe menyra sesi u percillen diturite  femijeve. Ishte nje shfaqje e femijve 5 vjeçare, qe e shpalosen talentin e aktrimit, kenges, imitimit, showman-it e me rradhe shpalosen nje simbol te gjalle te “ujkut, dhelpres, lepurushit, ariut te bardhe apo te zi; luanit apo leopardit, iriqit e me rradhe…”.

Konkursi “bishti me i bukur i pyllit”, ishte nje gjetje, ku femijet hyne teresisht ne “lekuren” e seciles kafshe duke sjelle ne nje mjedis te brendshem  larmine e natyres kafshet, gjethet dhe deget e pemeve.
Shfaqja ishte ideuar nga edukatoret Bardhe Gega dhe Pashke Tuci, qe e kishit pergatitur ne formen e nje show. Shaqja u ndoq me interes nga prinderet e femijve dhe u moniturua nga ana e Specialisteve te Zyres Arsimore.