Me daten 28.01.2015 ne saje te bashkepunimit te ZA-se dhe njesise Psiko-Sociale ne Mirdite u realizua nje seminar ne nivel rajonal me teme " Shkolle gjithperfshirese,sfidat dhe praktikat e mira" si dhe u trajtua Dhuna dhe keqtrajtimi ne shkolla , roli i mesueseve ,psikologut dhe i drejtorise se shkolles si dhe faktoret e rriskut. Aktiviteti u drejtua nga moderatorja Flutura Gjoka dhe supervizori i DAR Lezhe Z. Ndue Dragusha. Ne kete takim ishin pjesemarres pervec psikologeve dhe drejtuesit e shkollave ne varesi te ZA Mirdite.Takimi u shoqerua me biseda, diskutime ,debate per zgjidhjen e situatave konkrete . U shkembyen eksperiencat per zgjidhjen e konflikteve ,te rasteve te krizes etj. Ne kete aktivitet u kryen veprimtari konkrete ,te ndare me grupe e me pas secili prezantontoi mendimet e zgjidhjes e grupit duke pranuar dhe mendimet alternative te grupeve te tjera.Gjate takimit u prezantuan nje sere problematikash qe hasin psikologet ne shkolla .Ata kerkuan me shume mbeshtetje nga drejtuesit e shkolave per te zgjidhur rastet e dhunes me te gjitha format e saj.Ne fund pas diskutimeve, Supervizori Ndue Dragusha prezantoi konkluzionet e takimit dhe ne muajin shkurt do te realizohet takimi tjeter ne nivel rajonal ne ZA Laç.




