

Sot është 7 Marsi, dita që shqiptarët kanë zgjedhur për të nderuar një prej profesioneve me humane në botë, atë të MËSUESIT.
Është kjo një ditë ku secili prej nesh, gjen kohë të dërgojë një kartoline, të bëjë një telefonatë, një dhuratë apo thjesht një urim, mësueve tanë të dashur. Mësuesit janë ata që kane investuar më shumë se kushdo në edukimin dhe suksesin tonë në jetë.
Ndaj dhe Zyra Arsimore Mirditë gjen rastin të riafirmojë respektin dhe mirënjohjen e saj për Mësuesit, pasi në këtë mënyrë respektojmë investimin edukues të së ardhmes.

