Sot me daten 23 Prill 2015 ne Pallatin e Kultures Rreshen u shfaq drama ''Dasma Mirditore''  ne kuadrin e Dites Nderkombetare te Librit. Gjimnazi i Rreshenit zgjodhi kete dite te veçante per te vene ne skene traditen mirditore ku nxenesit dhe mesuesit kishin pergatitur deri ne ne me te voglin detaj nje shfaqje te bukur gjithe emocion kjo edhe ne kuadrin e nismes se Ministrise se Arsimit dhe Sportit ''Shkolla Qender Komunitare''.

Ne kete shfaqje dukej sikur koha fliste me gjuhen e zakonit dhe tradites se bukur mirditore saqe te gjithe spektatoret u perfshine nga emocionet e nje dasme te vertete.

Spikaten me interpretimet e tyre nxenesit e klasave te 11-ta dhe 12-ta nen drejtimin profesional te mesueseve te Letersise se Gjimnazit

EGLANTINA DEDA , ANA BARDHOKU dhe ENIDA FIZI.

 

Ky aktivitet u ndoq dhe u pershendet edhe nga Zyra Arsimore Mirdite e cila pergezon Gjimnazin Rreshen per aktivitetin e realizuar.