Zyra Arsimore Mirdite po shpalos neper shkollat e mesme platformën e edukimit për votuesit për herë të parë , platforme e cila synon që të informojë të rinjtë maturante mbi sistemin zgjedhor, të drejtat dhe detyrimet e votuesit, por gjithashtu mund të shërbejë si një burim i mëtejshëm i edukimit qytetar mbi demokracinë, sistemet politike, organizimin e shtetit dhe funksionimin e institucioneve më të rëndësishme të vendit. 
Kjo mundësohet në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit të votuesve për herë, të zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Sportit , Keshillin e Europes dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjes.