Në kuadër të implementimit të projektit eTwinning është planifikuar që më datë 15 Maj 2015 të zhvillohet në Kukës workshop-i Rajonal për eTwinning.
Në këtë workshop parashikohet të marrin pjesë 50-60 pjesëmarrës (mësues/drejtues). Përmbajtja e këtij aktiviteti do të jetë si më poshtë:
- Prezantimi i projektit eTwinning
- Prezantimi dhe trajnimi mbi përdorimin e portalit eTwinning
- Prezantimi i projekteve më të suksesshme eTwinning
- Trajnim për planifikimin, hartimin dhe menaxhimin e suksesshëm të projekteve
Në vijim të përgatitjeve për këtë aktivitet kemi përgatitur një formular regjistrimi online ku mësuesit që dëshirojnë të marrin pjesë në workshop të bëjnë regjistrimin paraprak.
Personat që do të pranohen do të njoftohen nëpërmjet adresës e-mail të plotësuar në formular.
Regjistrim për Workshop-in eTwinning ne Kukës :

