Trajnimi prezantues i projektit I-Clubs në Tiranë , me pjesmarrje edhe nga ZA  MIRDITE u be me 27 Maj 2015 ku u punua mbi sjelljen e aspiratave për ta kthyer Shkollën në Qëndër Komunitare.

Në TraJnimin e parë u prezantua një proçes i thjeshtë novacioni që mund të përdoret për gjetjen e zgjidhjeve inovuese për sfidat që kemi.

Në Tetor 2015, mësuesit që do të drejtojnë I-clubs do të njihen më thellë me metodat dhe mjetet e “Design Thinking”(Të menduar analitik dhe krijues), i cili përdoret me sukses nga shkolla, kompani, organizata inovatore në botë.

Le te njohim hapat e mëtejshem për këtë projekt si dhe disa afate kohore për t’i patur në plan veprimin e seciles shkolle te ZA MIRDITE:

1. Krijimi i I-club në shkollën tuaj dhe njoftimi në adresat tona:

Emrin e shkollës tuaj ku keni krijuar klubin,

Emrin e mësuesit drejtues të I-club,

Emrat e nxënësve antare të I-club (minimum 5 nxënës të cilet aktualisht janë në vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme dhe kanë pasion të jenë pjesë e I-clubit)

Për t’ju ndihmuar në përzgjedhjen e nxënësve si antarë të I-club kemi përgatitur disa karakteristika të dëshiruara:

Të kenë pasion e iniciative për të qenë pjesëmarrës në këtë projekt

Të dine të përdorin rrjete sociale

Të jenë të interesuar për çfarë ndodh në komunitetin ku jetojnë

Të kenë  frymë krijuese e bashkëpunuese

Të sigurohet një barazpeshë e gjinive në çdo I-Club

 

Afati i dërgimit të përbërjes së I-club është data 4 Qershor 2015.