
Mbi 45 shkolla nga 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale në vend prezantuan projekt-idetë e tyre për zhvillimin e shkollës, gjatë “Panairit të ideve-Shkolla si Qendër Komunitare”, të çelur date 10 Qershor 2015 në Muzeun Historik Kombëtar.
Në prani të Kryeministrit të vendit, Edi Rama, anëtarëve të Kabinetit të Ministrave, partnerëve të MAS e donatorëve të ndryshëm, u ndanë çmimet për projektet më të mira.
Per Projektin ''Dasma mirditore ne Bajraket e Mirdites'' Kryeministri EDI RAMA i dorezoi çertifikaten e mirenjohjes mbi riperteritjen e tradites GJIMNAZIT RRESHEN .
Ky projekt u realizua dhe u dha shfaqje ne Pallatin e Kultures ne Rreshen me 23 Prill 2015 nen drejtimin e mesueseve te Letersise se Gjimnazit Rreshen ANA BARDHOKU , EGLANTINA DEDAJ dhe ENIDA FIZI duke treguar vlerat e nje shkolle qe perhere e me teper eshte qender komunitare.
Nga Kryetari i Dhomes se Tregtise Tirane Nikolin Jaka gjate Panairit te ideve u mor persiper mbeshtetja financiare e projekt-idese se Gjimnazit Rreshen per krijimin e mjediseve komunitare ne shkolle.







