Zyra Arsimore Mirdite duke ju uruar suksese ne procesin e plotesimit te Formularit A2 faza fillestare e te cilit eshte hedhja e Pikeve(notave) mesatare te tre viteve ju informon:
Maturantet/kandidatët informohen që pikët dhe notat mesatare do të plotësohen për ata Maturantë kandidatë që paraqesin mandat pagesën prej 2.000 lekësh(te reja) të tarifës së aplikimit me formularin A2, të kryer në zyrat e Postës shqiptare apo në secilën bankë të nivelit të dytë. Njoftohen maturantët kandidatë që përpara se të paraqiten për të bërë pagesën pranë zyrave të sipërpërmendura, të shkarkojnë në faqen www.akp.gov.al,
Fatura për arketim për plotësimin e formularit A2
ose tek rubrika Matura Shtetërore -> Matura Shtetërore 2015 -> Paketë informuese për formularin A2 2015.
Maturantët/kandidatët duhet ta printojnë këtë faturë, me të cilën duhet të paraqiten në institucionet financiare të sipërpërmendura.
Vetem pas pageses se FATURES PER ARKETIM behet hedhja e notave mesatare si fillese e procesit te Formularit A2 proces i cili do te pasohet me hedhjen e preferencave mbas dates 29 Korrik data te cilat do te percaktohen me nje udhezim te veçante te MAS.
Per te plotesuar Formularin A2 Maturantet/kandidatët duhet te jene kalues ne te gjitha Provimet e Matures Shteterore.
Afati i plotësimit të pikëve dhe notave mesatare në sistem është:
20.07.2015 ora 08.30 deri 28.07.2015, ora 16.30