Print

Të dashur nxënës, mësues e prindër!

 

Zyra Arsimore Mirdite ju uron “Suksese për vitin e ri shkollor 2015-2016”. Sot fillon dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, por emocioni më i veçantë është për ato fëmijë që sot provojnë ndjesinë e të qenurit nxënës për herë të parë, si dhe gjimnazistë në klasën e dhjetë.

Me shumë ndjesi urojmë të gjithë trupën mësimore në çdo shkollë të ZA MIRDITE, e cila me profesionalizëm dhe përkushtim për punën, do të mundësojë edhe këtë vit shkollor një shërbim arsimor më cilësor për fëmijët e besuar në duart e tyre.

Ky vit shkollor do t’i ofrojë nxënësve të  2 klasave të dhjeta të Gjimnazit Rreshen, klasat dixhitale, një risi e sjellë këtë vit me nismën e MAS. Gjithashtu nxënësit e klasave të para e të gjashta do të mësojnë me kurrikulën e re të zbatuar në kompetenca. Çdo angazhim dhe përkushtim, kanë vetëm një qëllim kryesor, cilësinë.

ZA MIRDITE  do të ofrojë gjithë bashkëpunimin dhe angazhimin e mundshëm për një mbarëvajtje sa më korrekte të procesit mësimor, duke patur si partnerë më të mirë prindërit dhe komunitetin, kjo në kuadër të nismës “Shkolla qendër komunitare”,ku si shembull pozitiv do të shërbejë çmimi i fituar ne rang Kombetar nga Gjimnazi Rreshen.

Le të punojmë për të edukuar qytetarë të denjë, për të mësuar nxënës të shkëlqyer, për të patur institucione arsimore  në renditjen e 10 shkollave më të mira në Shqipëri. Kështu do kemi kryer detyrën tonë si prindër, mësues e punonjës. 

 

Ju urojmë dhe njëherë: “Suksese dhe një vit të mbarë shkollor 2015-2016”.