“Shkollat për Shëndetin”

 Projekt i promocionit shëndetësor dhe parandalimit të sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT).

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ulja e nivelit të ekspozimit ndaj faktorëve të riskut të lidhur me SJT-të në popullatën shqiptare në përgjithësi, por me fokus kryesor fëmijët e moshës shkollore. Ky Projekt synon promovimin e sjelljeve të shëndetshme mes fëmijëve të shkollave 9-vjeçare (të moshës 6-16 vjeç) në Shqipëri me qëllim që ato, familjet e tyre përkatëse dhe komunitetet në tërësi të angazhohen në praktika dhe sjellje të shëndetshme përfshi ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik, mos përdorimin e duhanit, alkoolit ose drogave, promovimin e shëndetit mendor, promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues, higjienën personale, mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e sjelljeve të tjera të shëndetshme.

Për t'u njohur më shumë me veprimtarinë e këtij projekti klikoni në linkun https://shkollatpershendetin.al/